• Shqip
  • English
  • E shtunë, 18 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Arrestohet në Rinas 40 vjeçari me dy emra, kërkohej nga Italia


    Është arrestuar në Rinas, një 40 vjeçar me origjinë nga Shkodra. Ai rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale. Mësohet se 40 vjeçari, me emrin Domi Vuksani të ndryshuar në Nikel Vuksani ishte i dënuar në shtetin italiane me 12 vite burg.

    Shërbimet e Komisariati të Policisë Kufitare Rinas së bashku me Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij pasi u bënë verifikimet në sistemin me të dhëna për 40 vjeçarin. Ai kishte ndërruar të dhënat për të shmangun dënimin në Itali.

    Konkretisht: Domi Vuksani ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”. / Tiranapost.al

    Image result for Rinas

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post