• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Arrestohet në Madrid shqiptari që mori 13.000 euro për emigrim drejt Australisë


    Një shtetas shqiptar i  është arrestuar në Madrid të Spanjës pasi i ka shpëtuar drejtësisë prej 4 vitesh.

    Bëhet fjalë për shtetasin Luan Bundo, 62 vjeç nga Tirana, i dënuar në vitin 2016 me 10 vjet burg për veprën penale “ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit.” Sipas të dhënave të policisë, Bundo ka ndihmuar një person tjetër të shkojë në Australi kundrejt një shpërblimi prej 13,000 eurosh.

    Bundo dhe personi tjetër me inicialet M.P kanë udhëtuar nga Maqedonia drejt Indonezisë dhe më pas për në Australi me një peshkarexhë falë ndihmës së një shtetasi indonezian.

    62 vjeçari u dënua në mungesë me 10 vjet burg dhe arriti t’i shpëtojë drejtësisë derisa u pikas në një ambient në Madrid të Spanjës.

    Policia kërkoi ndihmën e Interpolit të Madridit dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Spanjolle që mundësoi arrestimin e Bundos i cili do të ekstradohet drejt Shqipërisë sa më parë./Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]