Botë Te gjitha

Arrestohet napoletanja 18-vjeçare e cila drejtonte bandën kriminale që ka vjedhur me qindra mijëra euro në Greqi


Është arrestuar një 18-vjeçare truri i operacionit të vjedhjeve të bandës napoletane në ishullin turistik, Mikonos në Greqi. Policia greke dyshon se grupi kriminal kishte lidhje me grupe të tjera italiane dhe Mafia-n.

Të rinjtë napoletanë kishin kryer 14 vjedhje, viktimat e të cilëve ishin turistë të pasur dhe pre të grabitjes orë të shtrenjta të markave më të mira zviceriane, vlera e të cilave shkon në qindra mijëra euro. Banda napolitane prej fillimit të verës ishte kthyer në frikën dhe tmerrin e ishullit të erërave.

Policë të Sigurisë në Athinë dhe Mikono filluan operacionin për zbulimin dhe kapjen e bandës, pas vjedhjes dhe rrahjes që hajdutët i bënë pronarit të Beach Bar Santanna në plazhin Paranga më 1 gusht, duke i marrë orën e shtrenjtë të dorës, pasi e rrahën dhe e bënë që viktima të çohej në spital. Pas arrestimit të 18-vjeçares napolitane dhe dy bashkëpunëtorëve të saj, policia thotë se janë në gjurmët e një bande të dytë me të cilën të arrestuarit bashkëpunonin, si dhe dyshohet për lidhje të tyre me Mafia-n italiane në tregun europian të orëve të shtrenjta të vjedhura.

Dyshohet gjithashtu se banda napolitane sulmonte me porosi. Napolitania mbresëlënëse 18-vjeçarja dhe dy bashkëpunëtorët e saj që ranë në duart e Policisë, u instaluan në fillim të verës në ishullin kozmopolitan të erërave dhe filluan “biznesin” e madh të vjedhjes së orëve të shtrenjta nga turistë të pasur. Veprimtaria e tyre dhe emrat e njohur që u bënë viktima të bandës napolitane, bënë që Policia të vendosë alarmin dhe të ngrejë operacionin që rezultoi i suksesshëm në bashkëpunim me policinë e Mikonos.

Më 19 Korrik i morën një meksikani një orë Audemars Piguet të vlerës 10.000 euro, ndërsa më 4 gusht, i ngritën pusinë jashtë një vile në Pyrgi, një biznesmeni të famshëm anglez dhe i rrëmbyen orën e dorës Rolex Daytona. Viktima sapo kishte mbërritur në ishull me aeroplanin e tij privat në aeroportin e Mikonos dhe po i drejtohej vilës luksoze që ka blerë në ishullin e erërave. Akrepat e orës tregonin diçka pas orës 7, kur banda e sulmoi dhe i rrëmbeu orën me vlerë 50.000 euro. Dje, të premten, pak minuta pas orës një, banda goditi sërish. Kësaj here viktimë ishte një zviceriane jashtë Hotel Saint George në Shën Jani. Me të njëjtin model veprimi napolitanët i rrëmbyen asaj një orë Patek Philippe të vlerës 15.000 euro, duke ushtruar edhe dhunë, kur zviceriania filloi të bënte rezistencë. Policia po e trajton çështjen si tejet serioze, duke e parë atë si një krim të organizuar, në ishullin që mikëpret gjithë “botën” dhe njerëzit më të famshëm të saj. K.H/ tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *