• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Sport Të gjitha

    Arrestohet Michel Platini, ish presidenti i UEFAS akuzohet se ka ndikuar që Botërori 2020 të mbahet në Qatar


    Ish presidenti i UEFA-s Michel Platini është arrestuar, pasi dyshohet se ka ndikuar që Kupa e Botës 2020 të zhvillohet në Qatar. Legjenda franceze, 63 vjeç, u zgjodh në vitin 2007 si president dhe shërbeu deri në vitin 2015 kur u shkarkuar nga Komiteti i Etikës së FIFA-s për një seri shkeljesh.

    Sipas Mediapart, Platini u mor sot në mëngjes dhe u dërgua në paraburgim, si pjesë e hetimit për favorizimin e dërgimit të Kupës së Botës ( pra organizimit të Botërorit 2020) në Qatar.

    Sipas mediave të sportit, Platini është dërguar në ambientet e Zyrës Anti-Korrupsion të Policisë Gjyqësore. Kujtojmë se Qatari u shpall vendi që do zhvillojë Kupën e Botës 2010 që në vitin 2010, por ka pasur shumë kundërshtime dhe polemika nga zyrtarë të ndryshëm të cilët thonë se janë manipuluar votat p♪7r përzgjedhjen e Qatarit. / Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690