• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Te gjitha

    Arrestohet ish-komandoja, shpërndante video me përmbajtje terroriste


    Një ish-komando që ka shërbyer në Irak, është arrestuar nga zyra e Antiterrorit si i dyshuar për prirje radikale.

    Erzen Uka , 29- vjeçari me origjinë nga Kruja kishte me shumë se dy vite që hetohet nga Krimet e Rënda, dhe konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Në kanalin personal në YouTube ai ka postuar video ku shihen dy djemtë e tij të mitur, duke u stërvitur.

    Nga këqyrja e profileve në rrjetet sociale ai është një mbështetës i Shtetit Islamik . 29-vjeçari është i divorcuar dhe ka qenë i proceduar me parë për “dhunë në familje”./Tiranapost/A.C