Lajme nga Bota

Arrestohet çifti, emri i tyre në dokumentet e kamionit me 39 kinezë të vdekur në Britani

Arrestohet çifti, emri i tyre në dokumentet e kamionit me 39

Dy të tjerë të tjerë janë arrestuar mes dyshimeve se kanë lidhje me vdekjen e 39 personave të gjendur në kamionin në Essex të Britanisë, një ngjarje që tronditi opinionin publik. Dy të arrestuarit sot janë një burrë dhe një grua të moshës 38 vjeç nga Warrington Cheshire, (nuk ka foto)  të cilët dyshohet se ishin të përfshrë në trafikun e emigrantëve kinezë për ti futur në Angli.

Photograph by Peter Powell. 25 October 2019. This is is the home of Joanna and Thomas Maher who were the previous owners of the Lorry which was found containing 39 Chinese migrants.

Ndërkohë që 25 vjeçari Mo Robinson ndodhet ende në paraburgim dhe i janë dhënë edhe 24 orë të tjera kohë për të menduar e më pas të japë dëshminë e tij, pasi ishte shoferi që solli kamionin.

Mo Robinson arrested over lorry deaths

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në parkun Industrial Waterglade mëngjesin e të mërkurës. Viktimat kanë filluar të identifikhen, janë 31 burra dhe tetë gra nga Kina. Për të arrestuarën Joanna Maher, u zbuluar se ishte pronarja e kamionit të regjistruar në Bullgari që në vitin 2018, por Maher dhe burri i saj Thomas këmbëngulin se e kishin shitur kabinën e kamionin një vit më parë në adresë të një kompanie në Irlandë.

“Ne e kemi pasur, por e kemi shitur 13 muaj më parë. Kabina ka emrin tim, por une e kam shitur për kompaninë County Monaghan". 

E ndërsa burri i saj Maher, ka thënë se ndihet i neveritur nga ajo që ka ndodhur, por që nuk ka lidhje me ngjarjen. Hetimet vazhdojnë dhe është një ndër më tronditësit në historinë britanike. Kryeministri Boris Johnson e cilësoi një tragjedi të paimagjinueshme.  Flitet se kamioni ka përshkuar rrugën nga Belgjika për në destinacionin e fundit, Essex./ metro/  Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/angli-ky-eshte-shoferi-i-kamionit-ku-u-gjeten-39-njerez-te-vdekur-postimet-e-tij-ne-facebook-te-dyshimta/