• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Arrestohen “piratët” e Vlorës, vodhën 12 shtëpi në 3 muaj


    Policia e Vlorës ka shkatërruar një bandë të rinjsh që kryenin vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar. Përmes operacionit të koduar “piratët”, policia ka zbuluar aktivitetin kriminal të katër të rinjve të përfshirë në vjedhjen e banesave.

    Në kuadër të operacionit u bë i mundur arrestimi i M.H. 29 vjeç dhe E.K. 25 vjeç me banim në Vlorë, si dhe shpallja në kërkim e A.M dhe L.H. Shtetasit M.H dhe E.K, janë kapur në flagrancë në lagjen “28 Nëntori” duke vjedhur në një banesë.

    Policia ka dokumentuar se atë janë përgjegjës për të paktën 12 vjedhje si më poshtë.

    Më datë 16.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit S.M, në lagjen “29 Nëntori”.
    Më datë 07.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.M, në lagjen “Isa Boletini”.
    Më datë 30.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit L.Sh, në lagjen “Lef Sallata”.
    Më datë 30.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit P.K, në lagjen “Isa Boletini”.
    Më datë 15.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit A.H, në lagjen “Pavarësia”.
    Më datë 11.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit G.K, në lagjen “Hajro Çakërri”.
    Më datë 07.03.2019, është vjedhur banesa e shtetases L.Sh, në lagjen “24 Maji”.
    Më datë 05.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit B.T, në lagjen “1 Maji”.
    Më datë 25.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.K, në lagjen “Hajro Çakërri”.
    Më datë 15.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit K.B, në lagjen “15 Tetori”.
    Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit F.F, në lagjen “24 Maji”.
    Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.P, në lagjen “28 Nëntori”.

    /Tiranapost/A.C