• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Arrestohen dy të rinj për vrasjen e gazetares investigative


    Policia e Irlandës së Veriut ka arrestuar dy adoleshentë për vrasjen e gazetares Lyra McKee. Dy të rinjtë, 18 dhe 19 vjeç, u vunë në pranga nën akuzën për terrorizëm.

    Gazetarja 29-vjeçare u qëllua nga në plumb qorr teksa po raportonte për trazirat e dhunshme në qytetin Londonderry të Irlandës së Veriut mbrëmjen e së enjtes. Policia shkoi të kontrollonte zonën pasi kishte dyshime për sulme terroriste për Pashkë dhe kjo çoi në nisjen e trazirave. Lyra McKee u godit nga një plumb qorr  nga arma e njërit prej të arrestuarve.

    Puna e saj përfshinte investigime mbi pasojat prej dekadash të dhunës në Irlandën e Veriut dhe për të kolegët shkruanin se ishte një yll në rritje, në aspektin profesional.

    Ngjarja po hetohet nga policia si incident terrorist./Tiranapost/A.C