Aktualitet

Arrestohen dy ish-drejtorët e ARRSH. Abuzuan me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan

Dashamir Xhika dhe Andi Toma , të dy ish-drejtorë të Autorritetit rrugor Shqiptar, janë vënë në pranga. Ata janë arrestuar me urdhër të prokurorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

[caption id="" align="aligncenter" width="368"]Image result for Dashamir XhikaDashamir Xhika, ish-Drejtor i ARRSH[/caption]

Bashkë me dy ish-zyrtarët e lartë në pranga kanë rënë edhe katër persona, ndërsa shtatë të tjerë janë shpallur në kërkim. Në total për këtë abuzim akuzohen gjithsej 11 persona për të cilët prokuroria ka kërkuar caktimin e masave të sigurisë në gjykatë.

[caption id="" align="aligncenter" width="344"]Image result for Andi TomaAndi Toma, ish-Drejtor i ARRSH[/caption]

Arrestimet janë kryer pas hetimit që zhvilloi prokuroria e Elbasanit në lidhje me kallëzimin e bërë nga ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri më 19 dhjetor 2017.

Ky i fundit kërkoi hetimin e çështjes pas auditit të zhvilluar për rrugën Tiranë-Elbasan ku u gjetën 5.3 miliardë lekë të vjetra dëme financiare.

Gjykata e Elbasanit ka lëshuar urdhër arresti edhe për kalibruesit që kanë firmosur marrjen në dorëzim të punimeve jashtë cilësisë dhe përtej afateve ligjore./ Copyright Tiranapost.al