Aktualitet Te gjitha

Arrestohen 51 persona në Shkodër, vidhnin energjinë elektrike


51 persona janë arrestuar dy javët e fundit të gushtit në qytetin e Shkodrës për shkak se janë kapur duke vjedhur energjinë elektrike.

Mbi 65% e vjedhjes së energjisë është konstatuar në zonat e Koplikut dhe të Bushatit dhe forma më e përdorur është furnizimi me linja të dyta jashtë matjes, si edhe përmes manipulimit të matësit.

Sipas Rezart Isufaj, drejtor i Drejtorisë Rajonale OSHEE Shkodër, mesatarisht çdo ditë kryhen 70 kontrolle, kryesisht në fidrat me humbje më të lartë; në orët e pasdites dhe darkës.

OSHEE është e detyruar të përsërisë faktin se askush nuk kallëzohet në polici se është debitor ndaj faturave, por në zbatim të nenit 137 të Kodit Penal ndëshkohen ata persona që: Vjedhin energjinë elektrike dhe dëmtojnë matësin.


Ky pos u realizua nga E.B. Lajmi i referohet njoftimit të OSHEE. Copyright Tiranapost.al.