Aktualitet

Arrestimi i Stresit, prindërit flasin publikisht: Hakmarrje politike, nuk është pjesë e asnjë grupi kriminal

Arrestimi i Stresit, prindërit flasin publikisht: Hakmarrje politike, nuk

Prindërit e Arkimed Lushajt, i njohur ndryshe si Stresi, kanë dhënë një intervistë sot për emisionin “Kjo Javë” në Neës 24. Sali Lushaj me bashkëshorten e tij, kanë thënë se gjithçka është për hakmarrje politike.

“Kam folur me Stresin përmes avokatit. Ai na ka thënë se sipas fjalëve të Stresit, asgjë nuk është e vërtetë. Çdo gjë e sajuar, për hakmarrje që ai po vuan tani, sepse një ditë më parë bëra një denoncim ndaj deputetit të Librazhdit. Për këtë, sipas mendjes sime dhe gjithë opinionit që më takojnë, thonë shumë shpejt u bë kjo hakmarrje. Pa u bërë 24 orë”, ka thënë ai.

Pyetjes nëse e njeh shoqërinë e djalit, Sali Lushaj i është përgjigjur: “E njoh shumë mirë. Garantoj me jetën time me çdo gjë, që vetëm grup kriminal nuk mund t’i thuash. U bë 3 ditë, vetëm Stresi në gjykatë. Ku është grupi kriminal? Të thonë vetëm një qytetar në Tiranë, vetëm një, kam detyrë mos më shohi njeri me sy më, nëse Stresi është marrë me trafik. Akuzë si në kohën e komunizmit.”

Ndërkohë, mamaja e tij Shpresa ka thënë se Stresi ka qenë vetëm i angazhuar me koncerte dhe prej tyre mund të ketë pasur kontakte me persona problematikë, por nuk janë fakte. “Lajmet ishin bombastike. Nëse ishte deklaratë zyrtare e policisë arrestimi i Stresit, me të gjithë ato akuza, ishte bombastike. Grup kriminal, krime kundër pesonit, gjobvënie, armëmbajtje pa leje, katër televizione me versione të ndryshme”, ka thënë ajo.

Pyetjes se Stresi vazhdimisht ka pasur probleme me policinë, babai i është përgjigjur se kjo ka të bëjë me natyrën sociale të tij, që kërkon të mbrojë njerëzit dhe t’i ndihmojë ata.

“Armët në videoklipet e Stresit është formë mode, rrepi kështu këndohet, me armë, me makina, me përplasje. Ka pasur adhurim që i vogël për këto lojërat me armë”, kanë thënë prindërit e tij./Tiranapost.al