LifestyleShowbizTe gjithaTIP top

Armina, vajza që mban në trup mijëra euro dhe në shtëpi tavat “e kohës së xhaxhit”


Janë habitur jo pak komentuesit e faqes sonë në Facebook, kur kanë parë lajmin për kekun me mollë, që Armina Mevlani kishte gatuar për të dashurin e saj, Shkëlzen Berisha. Dhe ndryshe nga lajmet e ngjashme, ku lexuesit interesohen për recetën, kësaj radhe habia ka qenë për tavat që ajo ka përdorur, si për atë të rrumbullakëtën, ku ka fotografuar brumin e sapobërë, ashtu dhe për atë drejtkëndëshen, ku e ka vënë në pjekje. Të dyja të pranishme në çdo shtëpi shqiptare deri në fillim të viteve ’90, kur nisën të zëvendësohen me enët moderne të kuzhinës.


(Tava e Arminës, foto nga Instastory)
(Tava e Arminës, foto nga Instastory)

E çuditshme të mendosh se si mund t’i ketë në shtëpi blogerja jonë e modës, që ka lindur pas vitit kur janë prodhuar ato tava. Nuk besojmë se mund të jetë kursimtare aq sa në shtëpinë e re, ku jeton me Shkëlzenin, të ketë marrë tavat e mami Mozës (kurrsesi nuk mund të besojmë se kekun e ka bërë mami Moza dhe e ka postuar ajo. Keku në fund të fundit bëhet kollaj). Na pëlqen të besojmë se ajo mund të jetë nostalgjike sa enët e shtëpisë së fëmijërisë t’i ketë marrë në shtëpizën e saj të re. Gjithsesi, nga ky kek e tutje, sa herë të akuzohet për shpenzimet marramendëse të veshjeve të saj, mund t’i përdorë si alibi: veshjet i ka për shkak të punës si blogere mode, në thelb ajo është vajza e thjeshtë “e kohës së xhaxhit”. Nuk e besoni? Shikojini tavat./Tiranapost.al

(Tava e Arminës, foto nga Instastory)

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Armina tregon recetën e kekut që bën për Zenin