Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Armina po u martoka vërtet. Po kërkon fustanin


Pasi foli e foli për prezencën e saj në javët e modës, Armina Mevlani nuk i shpëtoi pyetjes për dasmën. Edhe pse siç edhe vetë e tha, kaq shumë vite me Shkëlzenin, i duket vetja si e martuar, sërish do ta bëjnë një dasmë. Kur Rudina i tha nëse do ta bënin pas 3 vjetësh, Armina ia ktheu: “3 vjet është shumë larg. Kemi filluar të hedhin disa plane në letër, si e duam ku e duam. Kam filluar kontaktet me një firmë për fustanin. Megjithatë para dasmës familjarët tanë e kanë me qejf të bëjnë një festë të vogël, private, një darkë”, duke na zbuluar se para festës së madhe do të ketë edhe një festë të vockël me më të afërtit.

(Armina Mevlani, foto para intervistës te Rudina)

Nuk kanë ende një datë të përcaktuar, sepse nuk duan të ndjejnë presionin e kohës teksa përgatisin detajet. “Kur t`i kemi vënë në vijë, do ta caktojmë një datë”, tha Armina dhe s`e ka menduar keq./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]