Showbiz

Armina Mevlani: Fëmija im nuk do jetë i vetëm, si unë

Armina Mevlani: Fëmija im nuk do jetë i vetëm, si unë

Armina Mevlani ka dhënë një intervistë nga plazhi për Pushime on Top. Ka folur për ëndrrën që në të ardhmen të ketë një linjë veshjesh, për marrëdhëniet me Shkëlzenin, prindërit e tij dhe për planet e ardhshme për zgjerimin e familjes.

“Fëmija im nuk do jetë i vetëm, si unë, pa motra dhe vëlla. Unë dua të kem fëmijë dhe Zeni nuk më ka bërë asnjëherë presion, por duke qenë se jemi të dy të zënë në udhëtime, dua që të jetë koha perfekte për këtë hap, që të angazhohem maximalisht tek familja. Unë jam 28 vjeç dhe shoqet e mia mendojnë ndryshe por unë mendoj që kur të vijë koha e duhur është më mirë dhe sigurisht pas martese”.

Pra, e sigurt që do kemi dasmë. Se kur.../ Tiranapost.al