Showbiz

Armina e ka marrë tashmë unazën nga Shkëlzeni

Armina e ka marrë tashmë unazën nga Shkëlzeni

E ftuar në emisionin “Rudina”, Armina Mevlani ka treguar rreth aksidentit me këmbën, që e ka detyruar të shkëputet për pak kohë nga impenjimet dhe të presë derisa këmba të rikuperohet. Ndër te tjera, e pyetur nga Rudina Magjistarit rreth propozimit që partneri i saj Shkëlzeni i bëri publikisht, Armina tha: “Ne jemi duke pritur momentin e duhur dhe kemi folur edhe për martesën. Kjo ishte një deklaratë me veçantë dhe publike. Në një farë mënyre u la njerëzve që të kuptojnë hapat e mëtejshëm”.

armina

Po a ka një unazë dhe një propozim të vërtetë? “Po, por e mbaj në raste të veçanta. Disa gjëra janë edhe private. Ka disa gjëra që më pëlqen t’i publikoj, sepse janë edhe pjesë e punës, por ka disa gjëra që janë midis nesh. Forma si e kemi folur dhe unaza janë shenjat që do na çojnë në hapat e tjerë. Pas kësaj unaze do ketë një unazë martese, që do ta përzgjedhim të dy bashkë”, ka treguar Armina, që ditën e Shën Valentinit mori gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale, me një propozim fare publik që Shkëlzeni i bëri në Facebook.