• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Personazh Të gjitha TIP top

    Armina, e bukur kjo bluza. Po gjoksi?


    Një nga tendencat e këtij sezoni është bluza e bardhë, ose tartan me supe të zbuluara. Por jo vetëm bluza, mund të jetë fustan edhe jumpsuit. Theksi është pikërisht tek shpatullat dhe qafa, ndaj influencueset po reklamojnë me këtë rast dhe varëset rreth qafës.

    (Foto nga Pinterest)

    Epo mirë, trendi duhet të ndiqet fillimisht nga vajzat fashioniste, pastaj nga njerëzit e thjeshtë. Ndaj Armina nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit e saj “top-in ”, ose bluzën e preferuar me supe të zbuluara. Fatkeqësisht bluza është bërë e tejdukshme, për shkak të tensionit të ushtruar nga busti dhe nuk kuptohet tamam dizajni.

    (Armina Mevlani, foto nga Instastory)

    Dekolteja ka zbritur më poshtë se sa duhet duke ekspozuar kështu një pjesë të madhe të gjoksit.

    (Foto nga Instagrami i Armina Mevlanit)

    Në vend të këtij dizajni, duhet të veshë bluza më elastike, me prerje “V-je”, jo me supe jashtë, që të shmangë efektin e një gjoksi prej 50 vjeçareje. Që ajo ndoshta nuk e ka të tillë, por modeli i papërshtatshëm i bluzës e bën të duket kështu.

    (Foto nga Pinterest)

    Me pak fjalë jo çdo gjë që është në modë të rri mirë dhe jo çdo gjë që të rri mirë është në modë. Mbase duhet të kishte zgjedhur këtë variantin e dytë. Të paktën për këtë rast./Tiranapost.al

    (Foto nga Pinterest)
    (Foto nga Pinterest)
    (Foto nga Pinterest)

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690