Aktualitet

Armatosi të riun me rekorde kriminale, arrestohet nënkomisari

Një efektiv i policisë së Durrësit është arrestuar për shpërdorim detyre. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka vënë në pranga nënkomisar Gjergji Azisllari.

Nga hetimi ka rezultuar se Azisllari ka dhënë leje që Genti Nderjaku, të merrte armë zjarri për në banesë.

Ministria e Brendshme thotë se nënkomisari ka përpiluar “Vërtetimin e Besueshmërisë” për të riun, i cili u arrestua në kuadër të operacionit policor “Vjeshtë 2017”.

Nga hetimet ka rezultuar se Genti Nderjak është person me rekorde kriminale, por kishte ndryshuar gjeneralitetet.

Punonjësi i policisë, Azisllari nuk kishte kryer verifikimin në sistem sipas procedurave standarde të punës. Po ashtu nënkomisari kishte përpiluar të njëjtin lloj vërtetimi edhe për një tjetër person me rekorde kriminale. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]