Aktualitet

Arlinda Dudaj: Jam shumë e shqetësuar për rënien e lexuesve

Arlinda Dudaj: Jam shumë e shqetësuar për rënien e lexuesve

Paneli i të ftuarve në emisionin e sotëm të Opinion po diskuton rreth studimit më fundit, sipas të cilit rreth 1 milion

shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër.

E ftuar në studio, botuesja Arlinda Dudaj ka shprehur shqetësimin për rënien e ndjeshme të shitjeve të librave artistikë gjatë këtij viti.

“Unë këtë vit jam shumë e shqetësuar. Më e trishtuar se kurrë. Ka një rënie të numrit të shitjeve të librave. Edhe kolegët e mi e kanë këtë shqetësim.

Ka pasur një rënie të jashtëzakonshme, e ndjej jo vetëm te shifrat, por edhe te diskutimet. E shikoj që njerëzit janë aut”, është shprehur Dudaj.

Ajo gjithashtu sugjeroi se personazhet e njohur duhet të postojnë më shumë libra dhe tituj të tillë në rrjetet sociale.