Qyteti

Arkitekti i Teatrit të Ri Kombëtar nderohet në Francë me titullin "Chevalier des Arts et des Lettres"

Arkitekti i Teatrit të Ri Kombëtar nderohet në Francë me

Arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels, projektuesi i ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar në Tiranë është nderuar nga Franca me nje nga titujt me te rendesishem "Chevalier des Arts et des Lettres", për kontributin e tij ne fushen e artit. Arkitekti danez ka postuar disa foto nga ceremonia e dorëzimit të titullit, ndërsa edhe reagimet kanë qenë të shumta, duke vlerësuar punën e tij.

Ky urdhër është një titull honorifik i krijuar në 2 maj të 1957-ës nga ministri i Kulturës së asaj kohe në Francë. Qëllimi i këtij urdhri është njohja e kontributeve domethënëse në art e letërsi dhe përhapja e këtyre fushave në mbarë botën.

Nuk është hera e parë që arkitekti me famë botërore, i cili ka projektur Teatrin e ri Kombëtar, merr një vlerësim të këtij niveli. Studio e cila ka paraqitur propozimin për dizenjimin e Teatrit të Ri Kombëtar, “Bjarke Ingels Group”, ose siç njihet shkurt BIG, e ka qendrën e saj në Kopenhagen dhe Nju Jork, dhe përfshin arkitektë, projektues dhe ndërtues. Kjo studio ka realizuar një sërë projektesh të rëndësishme në vende në ndryshme, ndërkohë që aktualisht është e përfshirë në një numër të madh projektesh në të gjithë Evropën, Amerikën e Veriut, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Projekti për Teatrin e ri Kombëtar nga Bjarke Ingles ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për publikun, i cili mund të ndeze imagjinatën./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/video-arkitekti-teatrit-te-ri-kombetar-bjarke-ingels-projektoi-shtepine-e-vankuverit-ne-kanada/

http://www.tiranapost.al/projekti-qe-parandalon-permbytjet-ne-manhattan-besohet-arkitektit-te-teatrit-te-ri-kombetar-bjarke-ingels/