Lifestyle Nën lupën e Stela Sallakut Te gjitha TIP top

Arjena, blogerja shqiptare që vishet si franceze. Sot futemi në gardërobën e saj


Nga Stela Sallaku: Arjena Duçi është vajza 22 vjeçare, e cila është në përfundim të studimeve të larta, dega Teknik Laboratori. Edhe pse po finalizon me sukses këtë fazë të jetës, zemra i rreh tjetërkund: modë e poezi. Gjithmonë ka besuar tek ëndrrat dhe te fakti që ato realizohen nëse i do pafund e punon fort për to. Ajo që do me gjithë shpirt është të jetë blogere.

  • Si e fillove blogun?
(Foto nga Arjena Duçi)

Që në fëmijëri më ka pëlqyer të eksperimentoja me rrobat. Në shkollë të mesme ndiqja rregullisht disa blogere dhe dëshira për të pasur një blog timin rritej dita-ditës. Megjithatë, isha e vogël dhe s’dija as nga t’ia filloja. Fatmirësisht, gjithçka mori formë gjatë shkollës së lartë. Me dashurinë dhe pasionin e madh që kisha për modën e poezinë, me ndihmën e familjes dhe miqve të mi, mora guximin për ta hapur blogun. E quajta “thatwildflower” sepse kështu kam qenë gjithmonë për babin: një lule e egër që mund t’ia dalë mbanë çdo situate të vështirë.

  • Cili është elementi must i gardërobës tënde?
(Foto nga Arjena Duçi)

Unë jam e dashuruar me vjeshtën. Më frymëzon, më fut në mendime e më jep mundësi për t`u veshur me shtresa të ndryshme (gjëja që adhuroj më shumë në botën e modës). Për këtë arsye, elementi must në gardërobën time është pulovra. E thjeshtë për t`u kombinuar, e ngrohtë, praktike dhe stylish. Nuk më lë kurrë në baltë!

  • Trendi i preferuar?
(Foto nga Arjena Duçi)

Pa u menduar fare, “checked print”. Kur lexova që këtë vjeshtë- dimër do ishte një nga trendet më të mëdha, sytë m’u bënë zemra nga lumturia. Kam pasur gjithmonë pak grunge dhe retro në veshje dhe ky print ishte versioni më i bukur i të dyjave.

  • Aksesori më i ri?
(Foto nga Arjena Duçi)

Këtë vit Case-t e telefonave janë bërë nga aksesorët më të rëndësishëm. Arritën deri atje sa i pamë edhe në Catwalk. Prandaj, kur më kontaktuan nga Richmond&Finch për një bashkëpunim, u lumturova shumë. Aksesori më i ri është ky që shihni në foto. E dua sepse është në vishnje të errët dhe ka printe lulesh.

  • Çfarë preferon të veshësh për paradite? Po për në darkë?
(Foto nga Arjena Duçi)

Paraditeve jam në praktikën e shkollës, pastaj deri në orën 18:00 në punë, kështu që përpiqem të qëndroj pak më e thjeshtë e komode. Shumicën e rasteve zgjedh jeans-bluzë të thjeshtë-atlete/çizme gjysma, xhaketë (lëkure/checked print). Darkave sigurisht që i kushtoj më shumë rëndësi (në mënyrën time haha). Kohët e fundit kam zgjedhur fustane të thjeshta/ jumpsuit, çizme me pak takë dhe pallto ose xhaketa lëkure. Përpiqem të bëj pak fare make-up (duke qenë se nuk e preferoj shumë) dhe të vendos aksesorë.

  • Sa shpenzon në muaj?
(Foto nga Arjena Duçi)

Unë asnjëherë nuk i kam “rënduar” ekonomikisht prindërit e as tani veten me veshje të shtrenjta. Kam improvizuar ku kam pasur mundësi e kam blerë kur duhet të blija. Të jem e sinqertë, pasi hapa blogun shpenzimet e mia për veshje çuditërisht e fatmirësisht ranë shumë shpejt. Duke qenë se bashkëpunoj me një numër të caktuar websitesh apo firma veshjesh të huaja, çdo gjë e përfitoj dhuratë kundrejt postimeve që bëj dhe trafikut që i çoj. Nëse do bëja një mesatare, shpenzoj diku te 5000-7000 ALL. (të reja) në muaj, që është mrekulli për të mbajtur një blog gjallë.

  • Veshja e preferuar?
(Foto nga Arjena Duçi)

Veshja ime e preferuar ndryshon çdo muaj apo edhe në më pak kohë. Momentalisht është ky jumpsuiti gri i kombinuar me këtë bluzën e thjeshtë të kuqe, gjysmë çizmet e zeza me xixa dhe një çantë të vogël po ashtu të zezë. Nëse do mundesha, do e vishja çdo ditë, edhe kur fle./Tiranapost.al

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *