Aktualitet

Arilena e mban të ndezur zjarrin e Florit

Si gjithmonë, pas çdo bashkëpunimi, nisin thashethemet. S`guxon njeriu të bëjë një këngë me tjetrin, se ia bëjnë të dashur. Kështu thanë edhe për Florin dhe Arilenën. Dhe ajo nuk na sqaroi në “Top Show Magazine”. E pyetur për fjalët që dolën lart e poshtë, ajo fillimisht tha: “S`kam qenë në një lidhje me Florin. Unë dhe ai kemi një energji shumë të mirë. Unë jam besnike dhe mirënjohëse ndaj kujtdo që më ka ndihmuar.”

[caption id="attachment_161046" align="aligncenter" width="456"](Arilena dhe Flori, foto nga YouTube)[/caption]

E kur menduam që na sqaroi dhe i mbylli gojët e liga, se la me aq. “Po them atë që të gjithë duan të dëgjojnë, as po, as jo”, e mbylli ajo. Shiko, shiko, e ndezi sërish zjarrin kjo vajzë.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]