Showbiz

Arieli do luhet nga aktorja me ngjyrë, ndërsa Princi që e shpëton mund të jetë ky këngëtar

Arieli do luhet nga aktorja me ngjyrë, ndërsa Princi që e

Mediat e huaja kanë nisur të shpërndajnë lajmin e Harry Styles mund të bëhet pjesë e botës së Disney-t  dhe në fakt fansat janë duke kryqëzuar gishtat.

Ka thashetheme në industrinë e kinematografisë se ish-anëtari i grupit “One Direction” do të luajë rolin e Princit Eric në filmin “The Little Mermaid” (Sirena e Vogël).

Pavarësisht se ende nuk është konfirmuar, fansat janë shumë të emocionuar dhe kjo duket nga komentet e tyre:

“Harry i veshur si Princi Eric dhe do të këndojë? Do ta shikoja cdo ditë”;

“Të lutem bëje të ndodhë dhe jeta ime do të kompletohet”.

Kujtojmë se në rolin e Ariel është aktorja me ngjyrë, Halle Bailey, e cila do të ndryshojë perceptimin tonë për sirenën./ Burimi E!News/ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/a-eshte-gati-bota-te-shohe-ne-rolin-e-arielit-nje-vajze-me-ngjyre/