Lajme nga Bota

Arianna Huffington: Të përdorësh mirënjohjen si strategji për sukses!

Arianna Huffington: Të përdorësh mirënjohjen si strategji

Arianna Huffington, themeluesja e Huffington Post dhe Ceo i Thrive Global i mëshon fort idesë që suksesi në jetë fillon duke pranuar dhe gëzuar fillimisht atë që tashmë ke. Ajo bën një ritual të përditshëm që e ndihmon të arrijë suksesin afatgjatë dhe afatshkurtër: duke bërë një listë të gjërave për të cilën është mriënjohëse, duke përfshirë edhe emra personash me ndikim në jetë.

Në një intervistë së fundmi për CNBC Huffington thotë: Gjërat tek të cilat përqendrohemi dhe atyre që i kushtojmë vëmendje të plotë, përcakton mënyën se si ndihemi në ditë të veçanta ose në jetën tonë në përgjithësi.

Në fakt, një studim i fundit nga revista Personaliteti dhe Psikologjia Sociale, zbuloi se njerëzit që shkruanin për gjërat për të cilat shprehin mirënjohje, treguan shenja më të mëdha të mirëqenies emocionale sesa njerëzit që shkruanin apo flisnin vetëm për ngjarje negative të jetës.

Arianna Huffington thotë: Unë e filloj dhe e mbaroj ditën me tre gjëra për të cilat jam mirënjohëse, sepse në të vërtetë përditshmëria jonë është një përzierje e gjërave të mira dhe të këqija por fokusi ynë duhet të jetë tek të mirat. Një ndër gjërat e mira mund të jetë një takim me një mik të dashur, një këngë, një histori e bukur, një bamirësi etj. 

Për të bërë listën e mirënjohjes edhe më efektive, Huffington rekomandon që kjo listë tu dërgohet edhe miqve të cilët këshillohen të bëjnë të njëjtën gjë.

‘Ju premtoj se dita do ju ndryshojë’, shprehet Huffington./ Tiranapost.al.

CNBC Iconic NYC 2017: Arianna Huffington on stage 170607-002