• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Ariana Grande sulmon Grammy Awards dhe shkak bëhet ish-i që vdiq


    Ariana Grande sulmoi hapur Grammy Awards dhe shkak u bë ish i dashuri i saj, Mac Miller. “Përse dreqin e ftuan familjen e tij, nëse i biri s`do fitonte? Për të parë dështimin e tij?”, shkruan Ariana në rrjete sociale dhe vazhdon: “Ai ka fjetur në studio për dy muaj”. Çmimin e Best Rap e mori Cardi B dhe në fakt Ariana sqaroi se s`ka asgjë kundër Cardit ama Mac e meritonte, ose së paku të mos ftohej familja.

    Që prej vdekjes së Mac, Ariana u nda edhe nga i dashuri Pete Davidson. Humbja e papritur e Mac dhe akuzat që iu bënë se ai vdiq nga ndarja prej saj, e vunë para pozitave të vështira Arianën që në mos nuk ka ndjerë më dashuri, paska vërtet dhembshuri për të.

    *Ky post u përshtat nga Variety dhe është realizuar nga Fabjola Hije.