• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha

    Ariana Grande hidhet në gjyq për një foto dhe mund të paguajë një qerre me para!


    Një paparac ka ngritur padi kundër Ariana Grande-s të hënën, duke e akuzuar këngëtaren se ka shkelur të drejtën e autorit, pasi ka postuar një foto që ai i kishte bërë në profilin e saj të Instagramit.

    Robert Barbera e fotografoi Grande-n vitin e kaluar, ndërsa ajo dilte nga një ndërtesë me një çantë në dorë që lexonte “Sweetener”.

    Dy nga fotot më pas u publikuan në profilin zyrtar të Instagramit të këngëtares më 17 gusht, ditën që ajo publikoi albumin me titull “Sweetener”.

    Postimi ka marrë më shumë se 3.3 milionë pëlqime. Sipas dosjes, Grande-s nuk i është dhënë leja që ta ripublikojë ose ta përdorë foton.

    Fotografi po e padit për t’i marrë përfitimet që ajo ka pasur nga publikimi i fotos ose 25 mijë dollarë për secilën prej tyre, pra 50.000 dollarë gjithsej./ Burimi BuzzFeed/ Tiranapost.al