• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Ariana Bariaba, shqiptarja që nesër garon për Këshillin Bashkiak të Athinës


    Nesër në Greqi mbahen zgjedhjet lokale, ndërsa sot vendi është në një heshtje parazgjedhore. Në listën e kandidatëve bashkiak në Athinë është edhe shqiptarja Ariana Bariaba.

    Ajo është pjesë e listës së PASOK-ut, ndërsa në mars u shpreh: “Është një çast historik për shqiptarët, të cilët tashmë kanë mundësi të votojnë. Kemi nevojë për mbështetjen tuaj”.

    Bariaba gjatë fushatës ka theksuar se projekti i saj lidhet me mbështetjen për shtresat në nevojë, siç janë banesa sociale, kuota punësimi në bashki për shtetasit shqiptarë që banojnë në Athinë dhe ndërtimin e një qendre kulturore për emigrantët shqiptarë atje./ Tiranapost.al