• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    “Arena Kombëtare” gati për Francën, sistemohet edhe hyrja e stadiumit


    Ndeshja me Francën është pranë dhe njëkohësisht edhe faza përfundimtare e “Arenës Kombëtare”. Stadiumi i ndërtuar në gërmadhat e mitikut të vjetër “Qemal Stafa” ka marrë formën finale dhe tashmë është gati për të hapur dyert për sportdashësit.

    Dueli i kualifikueseve të Euro 2020 mes Shqipërisë dhe Kampionëve të Botës është programuar të luhet në këtë stadium, me FSHF që ka zbuluar se gjithçka do të jetë gati për sfidën e 17 nëntorit.

    Ndërkaq, përmes rrjetit social “Facebook”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë fotografi të hyrjes së stadiumit./XH.K

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post