Showbiz

Arditi merr përforcime për të prezantuar të dielën shqiptare

Arditi merr përforcime për të prezantuar të dielën

Duket një foto e rastësishme gjatë provave që po paraprijnë fillimin e sezonit të ri të "E diela shqiptare". Me letra nëpër duar Aleksandër Frangaj diç po u tregon katërshes së çunave në studion akoma në ndërtim, a thua se janë arkitektë e inxhinierë.

[caption id="attachment_268256" align="aligncenter" width="275"](Ardit Gjebrea, Aleksandër Frangaj, Bes Kallaku, Erion Isai, Olsi Bylyku në studion e programit "E diela shqiptare". Foto nga Instagrami)[/caption]

Ama qëllimi i fotos është fare i qartë: Arditi merr përforcime dhe tre djemtë që po përfliten aq shumë këto ditë na e sqaruan që do t'i bashkohen Arditit tek "E diela shqiptare". Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku nuk do kenë emision të ri siç u tha gjithë këto ditë. Ajo që marrim me mend është që do t'i hedhin pak piper show-t të së dielës.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Klaudeta Skënderasi.