Aktualitet

Arben Malaj: Agresiviteti politik mund të pengojë anëtarësimin në BE

Ish-ministri i Financave, Arben Mala i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” është shprehur se protesta e opozitës nuk do të prodhojë rezultate për ndryshimeve pozitive në vend, por përkundrazi do të kontribuojë vetëm për shtimin e agresivitetit në skenën politike shqiptare, çka mund të pengojë rrugën drejt integrimit të vendit tonë.

“Unë besoj se është një moment kritik për vendin sidomos me faktin që opozita e di shumë mirë që vendi ndodhet përballë mundësive për hapjen e negociatave. 

Kur protestat nuk japin rezultatet që dëshirohen, rruga tjetër është rritja e agresivitetit. 

Ky do të jetë një sfidë e madhe për gjithë lidershipin shqiptar. I humbën disa herë rresht për zhvillimet tona të brendshme. Është e pa pranueshme që Shqipëria të vetpengohet në procesin e integrimit. Ka arsye për të pasur protestë. 

Ikën krahu i punës, ikin profesionistët. Të dalë drejtori i spitalit publik dhe të thotë se unë do të mbetem pa mjek dhe pa staf sepse ikin. Problemi është shpresa. Këtu është një kompleks i madh. Ndoshta edhe mënyra se si bëhet politika. Është bërë më agresive, më e pa durueshme“- është shprehur Malaj. K.H/ tiranapost.al