Politikë

Arben Imami: Askush nuk ka licencë që të shuajë PD-në

Arben Imami: Askush nuk ka licencë që të shuajë PD-në

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, si një ish-themelues i Partisë Demokratike ka shprehur kritika për mënyrën sesi drejtohet kjo forcë politike. Në emisionin “Real Story” ai tha se Partia Demokratike është një vlerë kombëtare nuk mund të shkrihet, duke i përcjellë kështu një mesazh drejtuesve të PD.

“Askush nuk ka licensë që të shuajë Partinë Demokratike. PD është një vlerë kombëtare dhe nuk mund dhe nuk duhet të shuhet”, tha Imami. /Tiranapost.al/