Nën lupën e Stela Sallakut

Arbana Osmani nën lupën e Stela Sallakut

Arbana ka qënë një ndër spikeret e mia të preferuara, jo për arsye sipërfaqësore, por për thellësinë që manifestonte në cdo prezantim në kohën kur google ishte vetëm nëpër kompjutera të lidhura me internetin manualisht me një fill, kur celulari përdorej vetëm për të bërë zile dhe kur lokalet nuk kishin shërbim "wireless". Kështu që të gjeje një informacion të duhej punë në bibliotekë, të duhej të shkoje në internet kafe apo të intervistoje njerëz real dhe jo nga youtube. Këtë javë e kemi zgjedhur për të qenë pjesë e rubrikës sonë ‘nën lupë’.

arbana1- Po e filloj nga veshjet më pak të realizuara! Nuanca e fustanit më pëlqen, më jep ndjesi pozitiviteti sepse është pothuaj ngjyrë ulliri dhe i përshtatet me sytë dhe tiparet. Ajo që smë pëlqen është disproporcioni midis dekolte-së dhe gjatësisë. Tregon shumë lëkurë me këtë zgjedhje gjë që nuk i lë vënd imagjinatës.

latex

2-Ky mund të jetë ndër fustanet më të komplimentuara dhe të dëshiruara të publikut. Nuk kam asgjë në kundërshtim me fustanin në vetvete, por i vetmi problem, nëse mund ta quaj kështu është se për të prezantuar një show televiziv të cilin e shohin mjaft të mëdhenj e të vegjël më duket paksa i ekzagjeruar. Për një "late show" patjetër!

aw

3-Fustani i zi është i këndshëm deri në një farë pike, por gjysmë çizmet janë ato që s’më bindin shumë.

Sepse ia shkurtojnë siluetën, nëse provoni t’i mbyllni sytë gjysmë dhe të shihni foton do dalloni që proporcioni mes le ta quajmë, zbulimit dhe mbulimit është jo i barabartë. Flokët duhet të kishin pak më tepër volum për këtë model, dhe makeupi pak më natyral do i shkonte më tepër.

arbanaosmani

4-Nuk është e thjeshtë të gjesh veshje jo të realizuara tek Arbana, sepse eksperienca që ka në media e bën të jetë e sigurt në atë çka zgjedh të veshë. Sigurisht që e njeh veten dhe limitet e saj të cilat i fsheh mjaft mirë. Për këtë e komplimentoj !

Tani vijmë tek "por", por fustani që ka zgjedhur për shfaqjen ndoshta do kishte rrezatuar nëse do vishej diku tjetër, por këtu nuk ka dhënë maksimunin. Varësja më duket tërheqëse për një fustan të bardhë me "V" të theksuar, por jo për një prerje "pleated sleeveless" që duket më shumë për paradite më një pale atlete.

arbanakapuc

5-Kapuçi ka pak a shumë problemin e kapeles. Ose je super me të ose më mirë hiqe dhe dhuroja dikujt dhe mos e përdor më. Mendoj qe Arbana duket më mirë kur i tregon flokët. Kapuçi i shkurton ballin dhe fytyrën ia tregon të vogël.

ao

6-Një ndër veshjet më të realizuara të prezantueses. Duket që e zeza e përfaqëson denjësisht dhe i jep një sharm tjetër. Fundi voluminoz balancohet këndshëm me pjesën e sipërme të fustanit e cila derdhet mbi bel. Detajet e dantellës i japin feminilitet dhe e bëjmë fustanin të përshtatshëm për shumë evente që nga televizioni, festat, mbrëmjet kushtuar modës etj.

arbbb

7-Duket se Arbana ndjehet komode me të zezën, aq sa të bëjë dhe selfie në program. Duke qenë se nuanca e saj e lëkurës, flokëve dhe syve është tek nuancat mesdhetare, pra ulliri, tonaliteti i gështenjës dhe nude që anon në "sand" veshja më e mirë dhe e realizuar duhet ti ketë të dyja efektet, si sensuale por në të njëjtën kohë  dhe e denjë për spektakël.

Mendoj që në këtë rast i kemi të dyja. Gjithsesi ndoshta këpucët mund të jepnin efekt pak më dominant nëse do ishin Manolo.

bardh

8-E bardha! Një përshkrim i shkurtër për këtë nuancë do ishte: pastërti, e përmbushur, qartësi, thjeshtësi, fillim i ri, reflektim, siguri. Këtë ndjesi më jep dhe veshja, bravo!

ar,m

9-Kostumi ka qenë një ndër evolucionet e modës sivjet. Thuajse në të gjitha nuancat dhe prerjet. Për më guximtaret  kostumi nuk ishte thjesht një palë pantallona dhe xhaketë të së njëjtës ngjyrë, por manifestim i "tom boyish" në jetën e përditshme. Pa komplekse dhe pasiguri! Sërish ndoshta këpuca mund të kish qenë ndryshe, por edhe me këtë opsion të nude nuk ka gabim në stilim.

arbi

10-Një tjetër veshje e realizuar në nuancën e preferuar të Coco Chanel. Kemi sërish kostum, në një formë gjysmë femërore (fundi) xhaketa pastaj duket sikur vjen nga "tuxedo " i ndonjë pianisti që ka dalë nga koncerti i Vienës. Më pëlqen thyerja, gjithsesi unë do sugjeroja pak më pak dekolte dhe pak më shumë finesë.