Showbiz

Arbana Osmani di kur komenton në Instagramin e lali Erit

Arbana Osmani di kur komenton në Instagramin e lali Erit

Komentet e Arbanës nuk mungojnë te miqtë e saj, por kur flitet për personat e politikës moderatorja është e tërhequr.

Përjashtim bëri rasti i sotëm, kur në galerinë e fotove në profilin e Erion Veliajt dallohej dhe babai i Arbanës.

“Qenka kënaq Demo”, komentoi moderatorja për të atin.

Demir Osmani shfaqet duke i shtrënguar dorën kryebashkiakut, i cili ndodhej në bllokun e pallateve pranë Rr. “Dhimitër Shuteriqi” e “Ndrek Luca”.

Prindërit e moderatores banojnë në këtë lagje, pallatet e të cilës u transformuan./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/transformohet-blloku-i-pallateve-te-njesia-5-vec-pamjes-me-termoizolimin-do-kursejne-energji/