Showbiz

Arbana nuk jep intervista kot, për të promovuar librin i duhet Arbana

Arbana nuk jep intervista kot, për të promovuar librin i duhet Arbana

Arbana e kaloi mbrëmjen e djeshme me ndjekësit. “Do e bëjmë një Q & A sonte për librin”?, shkruajti në Storyn e saj dhe ata aq donin. Nuk mbahet mend që kur e ka dhënë intervistën e fundit, ndoshta tek Muç Nano kur dha dhe lajmin që ishte shtatzënë, pra rreth 5 vjet më parë. Mirëpo meqë ka gati për botim librin e ri me receta gatimi, e ndërgjegjshme për dashurinë që ka publiku për të, i thërriti pak vetes për ndihmë. Në televizor ka dalë, foto në Instagram ka postuar, ç`u mungon njerëzve nga ajo? Intervista...

Kështu që iu përgjigj disa prej pyetjeve, mbase më pikanteve: që nga atyre të qëllimit kryesor, për librin, tek pyetjet personale për ngeljen në lëndën e zysh Iris Luarasit (për më shumë lexoni këtu), për partnerin e saj Eduartin (për më shumë lexoni këtu) dhe për Jonin dhe në fund fare, si asnjëherë, ndau bisedën me të ëmën. Edhe asaj i kishte pëlqyer ideja e Arbanës për të dhënë një intervistë. Nuk kishte të sharë.

Për ata që e humbën, të gjitha përgjigjet e Arbanës i gjeni në galeri./Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/cfare-hane-arbana-dhe-eduarti-nga-recetat-qe-ben-moderatorja/

http://www.tiranapost.al/arbana-osmani-sqaron-fije-per-pe-pse-e-ngeli-zyshe-irisi-dhe-jo-se-nuk-mesonte/