• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Profil Të gjitha

    Arbana, gazetarja e vërtetë dhe e guximshme që po e sulmon Sali Berisha


    Ishin tre statuse në rrjetin social Facebook të gazetares nga Kosova, Arbana Xharra, ato që zemëruan ish-kryeministrin e Sali Berisha, duke e cilësuar atë ndrikull.

     

    arbana 1 arbana 2 arbana 3

    Ata që e njohin Arbanën, në mendje ju vjen se kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, është ndër 10 gratë, të cilat u nderuan në Uashington në vitin 2015, me çmimin prestigjioz ndërkombëtar për “Gra të Guximshme”, që jep Sekretari Amerikan i Shtetit.

    E048A49E-D742-4E11-AB72-8F6D69BC0C99_cx0_cy7_cw0_w1023_r1_s

     

    Kryeredaktorja e gazetës “Zëri” më së shumti është marrë me gratë që i janë bashkuar ISIS, madje për këtë gjë ka marrë dhe kërcënime të shumta nga njerëz nga Kosova që janë të radikalizuar. Por kërkimet e  Arbana Xharra nuk janë vetëm në këtë fushë, ajo ka zbuluar dhe disa afera korrupsioni.

    Kush është Arbana Xharra?

    Punon si gazetare prej vitit 2001. Karrierën e filloi në gazetën “Koha Ditore”, si gazeta e parë e pavarur e themeluar në 2006 dhe 2007. Arbana Xharra beson se demokracia do të lulëzojë dhe se shtypi duhet të ketë të drejtën për të hetuar shqetësimet publike. Ajo ka shkruar për një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë një hetim në vitin 2006 mbi çështjen e shpenzimeve qeveritare dhe keq menaxhimit financiar.

    auto_arbana1231425812286-800x529

    Një tjetër investigim i saj në vitin 2007 është mbi inflacionin dhe mungesën ushqimore, në vitin 2010 hetoi çështjen për Telekomin e Kosovës. Xharra është përballur me çështje gjyqësore në vitin 2012, kur në njërin prej investigimeve të saj ajo flet për korrupsionin e qeverisë lidhur bizneset. Ajo fitoi këtë çështje, ndërsa vendimi i Gjykatës theksonte se i ishte përmbajtur Kodit të Etikës për mediat e shkruara të Kosovës. Gjatë një periudhe 18 mujore që fillon në vitin 2012, Xharra ka hetuar rritjen e aktivitetit fetar që nga rënia e socializmit në ish-Jugosllavi.

    Ajo raportoi mbi ekstremizmin fetar dhe ndikimin i saj në shoqëri. Duke vlerësuar ekstremistët islamikë që veprojnë në Kosovë, ajo zbuloi lidhje me organizata terroriste. Zbulimi i këtyre lidhjeve i shkaktuan asaj kërcënime me vdekje.

     

    kercenimi

    John Kerry, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit: Në Kosovë, gazetarja Arbana Xharra ka shkruar një varg të artikujve hulumtues mbi ekstremistët fetarë në vendin e saj.  Me përpjekjet e saj të palodhshme, ajo nxori në dritë lidhjet me organizatat e huaja terroriste, gjë që na ndihmon për ta luftuar rritjen e ekstremizmit radikal që po kërcënon paqen dhe begatinë në botë. Shembulli i saj ka nxitur një brez të ri të gazetarëve që punojnë në një demokraci në lindje e sipër për tu ngritur kundër padrejtësisë dhe korrupsionit.