Aktualitet

Arbana e paketon edhe Olta Gixharin me fjongo surprizë

U prezantuam për herë të parë sezonin e kaluar me formatin “Dua të të bëj të lumtur”. Arbana Osmani i shkoi cep me cep botës e Shqipërisë në zbulim të historive të njerëzve të zakonshëm. Por këtë sezon të ri Arbana nuk është më vetëm prezantuese është edhe autore. Do na e sjellë “Dua të të bëj të lumtur” në një tjetër formë. Frymëzuar edhe nga formate të ngjashme të huaja, do t`i bashkojë programit jo vetëm njerëz të zakonshëm, por edhe të njohurit e ekranit. Grupit iu bashkua Olta Gixhari. Aktorja seksi është gati të bëhet surpriza e dikujt. Arbana ka formuar një grup me personazhe të njohur që ashtu si Olta janë gati.

[embed]https://www.instagram.com/p/BalreGujQTj/?taken-by=duatetebejtelumtur_topchannel[/embed]

Faqja e programit, në Instagram, ka zbuluar pak nga pak të gjithë ata që mund të na surprizojnë. Flor Binaj, Ergys Kaçe, Arilena Ara, Ilda Bejleri, Adelina Ismajli dhe Xhensila Myrtezaj janë disa nga personazhet.

[embed]https://www.instagram.com/p/BYpxSseDKi1/?taken-by=duatetebejtelumtur_topchannel[/embed]

Ata pak mund të na e lumturojnë ditën. Se në mos njërin, tjetrin e kemi në listën e të preferuarve. Kështu që mos u çudit nëse ndonjëri nga këta do të vijë të të trokasë në derën e shtëpisë. Dikush që ta di pikën e dobët ta ka bërë dhuratë.

[embed]https://www.instagram.com/p/BZ_RDjwDdDO/?taken-by=duatetebejtelumtur_topchannel[/embed]

[embed]https://www.instagram.com/p/BZQiACjjZ-L/?taken-by=duatetebejtelumtur_topchannel[/embed]

[embed]https://www.instagram.com/p/BZWshwAjn52/?taken-by=duatetebejtelumtur_topchannel[/embed]

[embed]https://www.instagram.com/p/BY8DWS2jSjN/?taken-by=duatetebejtelumtur_topchannel[/embed]

[embed]https://www.instagram.com/p/BaL_kdtjCkp/?taken-by=duatetebejtelumtur_topchannel[/embed]

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]