Showbiz

Arbana e ka ndarë mendjen; ai që të shan të do. Ose të sheh...

Arbana e ka ndarë mendjen; ai që të shan të do. Ose të

“Produksion palaço!!! Turp t`ju vij që talleni me njerëzit”.  “Maskarenj!!!Do t’i paguani këto pisllëqe”.

Dhe më poshtë do lexoni edhe ca komente të tjera që u shkruajtën në adresë të “Dua të të bëj të lumtur” për historinë e Arditit, djalit që kërkoi të lidhej me një vajzë që kishte njohur në Instagram.

Publiku, edhe këtë histori si ca të tjera të këtij sezoni, nuk e priti mirë. Ca akuzuan Arditin si një djalë me këmbë në ajër që kërkonte qiqra në hell.

[caption id="attachment_339271" align="aligncenter" width="998"](Disa komente në "Dua të të bëj të lumtur")[/caption]

[caption id="attachment_339272" align="aligncenter" width="997"](Disa komente në "Dua të të bëj të lumtur")[/caption]

“Ik or djal lexo ndonjë libër më mirë. Të paktën do kesh ca fjalë më shumë të nxjerrësh nga goja. Dhe s’do të duhet ta cosh deri në emision një vajzë që t’i mbushësh mendjen”, shkruante dikush.

Të tjerë akuzuan produksion e televizionin që prezantoi këtë histori. “Maskarenj!!! Do t’i paguani këto pisllëqe”.

“Turp për emisionin që mori përsipër këtë histori pa lidhje, a s’kishit ça me mbush programin”.

“Turpi i mbetet TopChannel për këtë degradim. Ku e katandiset Topin e Tanit, të ishte gjallë ai do t'ju kishte fshirë me fshesë juve me gjithë instat dhe youtubrat tuaj. PZ edhe Arbana seç ka marrë një hije rëndomtësie këtë sezon, sikur nuk i shkon asnjë veshje, asnjë model flokësh, duket si budallaqe mes këtyre temave, zhgënjim”.

Këto komente u lëshuan vetëm në Instagram, pasi në YouTube ato u bllokuan.

[caption id="attachment_339263" align="aligncenter" width="720"](Postimi i Arbanës në Instastory)[/caption]

Megjithatë kush të shan të do e të sheh. Arbana ia përplasi të gjithëve me statistika. Mbi 1 milion klikime në YouTube për videon e Arditit. Se siç dihet zhurma është reklama më e mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=DmdmggISNiI

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.