Showbiz

Arbana dhe Albani, një përqafim i ngrohtë

Arbana dhe Albani, një përqafim i ngrohtë

Për këngëtarin Alban Skënderaj këto janë kohë të ngarkuara. Janë xhirimet e “The Voice of Albania”, ku ai këtë vit ka rolin e një prej trajnerëve. Kurse për Arbana Osmanin, që sapo ka mbyllur “Dua të të bëj të lumtur”, ka nisur një tjetër projekt me peshë: “Big Brother” fillon së shpejti. Si Arbanwn dhe Albanin, orët e para të ditës i gjen në korridoret e Top Channel. Dhe kur rastësia i takon të dy, si dy miq të vjetër, përfitojnë t’i japin njërit-tjetrin një përqafim. “12 vjet miqësi e pastër”, ka shkruar Arbana poshtë fotos që ka hedhur në faqen e saj në Instagram.