Aktualitet

Arbana bën “Dua të të bëj të lumtur”, Ermali bën “Du me të knoq”

Pse vetëm Arbana të bëjë emision me surpriza dhe të konkurrojë kokë me kokë Xing me Ermalin të shtunën mbrëma? Edhe Ermali sapo improvizoi një emision të tillë brenda emisionit. Me të gjitha detajet e huazuara nga “Dua të të bëj të lumtur”, vetëm se Ermali e quajti “Du me të knoq”, duke i dhënë nota satirike. Protagoniste ishte Zaimina, e ftuara e natës e cila gjoja do martohej. Njësoj siç u martua një vajzë, javën e kaluar te programi Arbanës.

Mbetet për t`u parë tani ç`do mendojë Arbana pas kësaj./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]