Tech

Apple rrit çmimet nga viti në vit, por besnikët vazhdojnë të blejnë. Financial Times nxjerr tabelën

Apple rrit çmimet nga viti në vit, por besnikët vazhdojnë

Para dy ditësh ju treguam modelet e fundit të iPhonëve, Iphone XS dhe dy modelet e tjera dhe çmimet ndoshta për shkak se është lancim i ri, janë marramendëse. Apple njoftoi se telefonët e vjetër do kushtojnë më lirë, e ndërkohë që Financial Times publikon një tabelë duke treguar se si janë rritur çmimet e telefonëve nga njëri model në tjetrin. Kjo nuk është se do ndikojë shumë, pasi sipas shifrave të publikuara nga kompani analizuese të shit-blerjeve të telefonëve, Apple mban rekord. Më poshtë keni tabelën dhe shkrimin nga Financial Times.

'Apple po rrit çmimin e iPhoneve përsëri me besimin e madh se besnikët e iPhne do jetë të gatshëm të paguajnë qoftë edhe 1,449 dollarë për një iPhone XS Max me 512GB hapësirë ruajtëse. Ky çmim është vetëm në Amerikë e? Duket se Apple po e bën këtë gjë për të kompensuar luhatjet e kursit të këmbimit e për këtë arsye telefonët do kushtojnë më shtrenjtë në Britani, Australi dhe Brazil', shkruan Financial Times. / Për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

http://www.tiranapost.al/nese-besojme-thashethemeve-keshtu-jete-iphone-xs-dhe-kete-cmim/