Lajme nga Bota

Apple nuk ndalet! Lançon Kartën e Kreditit dhe platformën me revista nga Marie Claire tek Rolling Stone

Apple nuk ndalet! Lançon Kartën e Kreditit dhe platformën me

Kompania gjigante e telefonëve ka njoftuar se do të lançojë shumë shpejt kartën e vet të kreditit që do të quhet Apple Card. Do të jetë në versionin fizik, por edhe përmes internetit në iPhone dhe këtë verë pritet të përdoret fillimisht nga amerikanët. Apple Card përfshin një inventive 2 % të cashback për çdo blerje, ku nuk do ketë tarifa të vonuara, tarifa vjetore dhe as tarifa ndërkombëtare.

Apple credit card

Kjo risi u zbulua në një event në Cupertino në SHBA, ku u fol për një numër shërbimesh të reja. Shefi Ekzekutiv Tim Cook e kishte paralajmëruar, ndonëse ka folur për shërbime të reja, e jo për pajisje të reja si Karta Apple që sigurisht do verë në lëvizje rivalët si Samsung.

Përpos kësaj Apple ka njoftuar se do i shtohen platformës edhe revista të tilla si Marie Claire, Vogue, New Yorker, Esquire, National Geographic dhe Rolling Stone.

Image result for The firm also revealed a news service, Apple News+, which will include more than 300 magazine titles including Marie Claire,

LA Times dhe Wall Street Journal do të jenë gjithashtu pjesë e platformës. Tim Cook e bëri të qartë që askush nuk do të gjurmohet se çfarë klikon e çfarë lexon. Apple News do të kushtojë 9.99 dollarë në muaj dhe është në dispozicion që tani në SHBA dhe Kanada. Në Eruopë pritet të vijë brenda këtij viti./ Artikulli i marrë nga BBC/ Tiranapost.al E.B

Image result for Apple launches its own credit card