Tech

Apple lançon laptopët e teknologjisë së fundit. Ky është çmimi për dy versionet

Apple sapo ka lançuar dy laptopë të rinj që janë të pajisur me Touch Bar. Një prekje e vogël në ekran të dërgon kudo në botë, pasi sensorët janë fantastikë, po ashtu edhe shpejtësia, ngjyrat e tj. Macbooks vijnë me procesorë Intel të gjeneratës së 8-të, me modelin 15 inç  deri në 70 përqind më të shpejtë  e ndërsa tjetri 13 inç. MacBook Pro ka 32 GB memorie, një tastierë të përmirësuar, aspak me zhurmë  dhe gjithashtu shumë e shpejtë për të regjistruar kodin e hapjes dhe mbylljes.

Kompania tregon se chipi i Apple T2, i prezantuar për herë të parë në iMac Pro, do ofrojë siguri më të mirë të sistemit dhe gjithashtu do kesh për herë të parë ndihmë për kërkimet apo hapjen e tabeve me mesazhe me zë, përmes Siri. Modelet e fundit të  MacBook Pro kanë blicin të fortë dhe shumë më të fuqishëm. Sa shkon shuma? 1,749 paund për modelin 13 inç dhe 2,349 paund për modelin 15 inç./ Marrë nga Metro, përhstatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Apple just released two incredibly powerful but mega-expensive new products

Apple just released two incredibly powerful but mega-expensive new products