• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Apple ka menduar për ty që nuk ke mbi 1 milionë lekë të blesh iPhone


    E kush nuk e do një iPhone të mirë? Por çmimet e telefonave të serive të fundit janë të shtrenjta, mbi 1 milion lekë dhe të shumtë janë ata që nuk kanë mundësitë për ti blerë. Këtë gjë e ka kuptuar edhe vetë Apple që tani duket se ka menduar për to.  Mediat kushtuar teknologjisë shkruajnë se Apple po planifikon që në 2020 të lancojë një iPhone të ri me kosto të ulët. Kjo do të ndihmonte konsumatorët, por edhe kompaninë që të kompensojë rëniet në shitjet e iPhone-ve.

    -Por si do të jetë iPhone i ri?

    Do të ketë të njëjtën madhësi të ekranit si iPhone8. Do të pasojë iPhone SE, që doli fillimisht në treg me çmimin 399 dollarë, para se të tërhiqej nga tregu. Telefoni i ri me kosto të ulët mund të tërheqë klientët, pasi gjithnjë e më pak njerëz kanë mundësi të blejnë telefona inteligjentë të shtrenjtë./ CNBC/ Tiranapost.al. E.B

    Image result for apple is reportedly planning to launch a new low-cost iPhone in 2020

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690