Aktualitet

Apple drejt shpikjes së një programi të ri që do t’i gëzojë shumë prindërit

Apple drejt shpikjes së një programi të ri që do t’i

Kompania Apple është duke krijuar një program të ri që do të kufizojë përdorimin e telefonave të saj nga ana e fëmijëve.

Në fakt apeli i është bërë kësaj kompanie nga prindërit investitorë. Thirrje të tilla janë të shpeshta, por e veçanta e kësaj të fundit është se bëhet nga dy grupe investitorësh që zotërojnë 2 miliardë dollarë aksione të gjigantit amerikan të teknologjisë.

Apeli për më shumë kontroll sesi të rinjtë, veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët shpenzojnë kohën e tyre me telefonat dhe pajisjet e tjera inteligjente është mirëpritur nga akademikët, institutet, kolegjet dhe universitetet në Kaliforni dhe mbarë SHBA-në.

Sipas Reuters, në një studim të fundit është vërejtur se gjysma e adoleshentëve amerikanë besojnë se kanë krijuar varësi nga telefonat e tyre dhe “nevoja për t’iu përgjigjur menjëherë mesazheve në ta”./Tiranapost.al