• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kronikë e zezë Të gjitha

    Apeli lë në fuqi dënimin e të akuzuarve për vrasjen e trefishtë që tronditi Tiranën në 2015


    Është lënë në fuqi vendimi i shkallës së parë për vëllezërit Markelian dhe Klevi Doçi, si dhe për shtetasin italian Salvatore Letizzia, të cilët akuzohen për vrasjen e tre personave më 27 maj 2015 pranë Bulevardit Zogu 1.

    Apeli ka lënë në fuqi dënimin me burg të përjetshëm për italianin Salvatore Letizzia ose i njohur si Piccolo Letizzia, 27 vite burg për Markelian Doçin dhe 20 vite për Klevi Doçin. Nga ngjarja e rëndë mbetën të vrarë, Mentor Lufi ( Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

    Prej kohësh flitet se ngjarja në Tiranë ndodhi për shkak të hakmarrjes që lidhet me vrasjen e Durim Sulkut në Holandë, ngjarje e ndodhur në muajin prill të vitit 2015. Se si qëndron historia e plotë, klikoni linqet si më poshtë./ Tiranapost.al. E.B

    Vrasja e trefishtë tek ‘Zogu i Parë’. Jepen dënimet për vëllezërit Doçi dhe Salvatore Letizian

    Vrasja e trefishtë tek ‘Zogu i Parë’. Prokuroria kërkon burg përjetë për njërin nga të akuzuarit