Lajme nga Bota

Apeli i Macron: Duhet rikthyer besimi dhe siguria mes BE-së dhe Rusisë

Apeli i Macron: Duhet rikthyer besimi dhe siguria mes BE-së dhe Rusisë

Presidenti francez Emmanuel Macron mbështeti sot para homologut të tij rus, Vladimir Putin idenë për një afrim mes Bashkimit Europian dhe Rusisë, duke bërë thirrje që të rikthehet besimi në një rend ndërkombëtar në ripërtëritje.

“Pavarësisht keqkuptimeve të dekadave të fundit dhe debateve mbi marrëdhëniet me Perëndimin, Rusia është europiane dhe ne duhet të rikrijojmë një arkitekturë të sigurisë dhe besimit mes Bashkimit Europian dhe Rusisë”, deklaroi kreu francez i shtetit, ndërkohë që priste homologun e tij rus në rezidencën verore në jug të Francës. /Tiranapost.al/