• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Te gjitha

    Apeli i dy zyrtarëve në Tiranë: Më shumë vëmendje dhe politika për gratë e prekura nga kanceri


    Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe e ngarkuara me punën e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones lëshuan një apel të fortë për udhëheqësit shqiptarë, teksa kërkuan më shumë vëmendje si dhe politika mbështetëse për gratë që janë të prekura nga kanceri.

    Sorec tha se në Shqipëri janë rreth 7700 raste të reja në vit, shifra këto që janë të konfirmuara nga OBSH-ja.

    Soreca tha:

     “Në fakt kanceri i gjirit është kanceri më i përhapur në BE. Sipas të dhënave të BE, gjasat që një femër,  të zhvilloi  kancerin është 1-8 gra. Ndërkohë në Shqipëri janë rastet e reja janë 7700 në vit. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 88-të. Këto siç e thashë janë shifra të OBSH dhe këto shifrat janë shumë të rëndësishme për të kuptuar fenomenin.  Ne ju bëjmë thirrje palëve të lexojnë këto rekomandime dhe t’i bëjnë pjesë të punës së tyre. Gjashtë viteve të fundit BE-së ka investuar shumë në tregun e punës, por edhe në grupet vulnerabël, siç janë edhe gratë e prekur nga kanceri. Ne po përgatisim një program të ri, që do të fokusohet në këto çështje. Unë kam angazhim personal, që ky program të shkojë përpara sa më shpejt të jetë e mundur. Me kënaqësi konstatoj se kemi këtu persona të ndryshëm nga shoqëria”.

    E ndërsa Leyla Moses-ones tha se politikanët shqiptarë duhet të tregohen më vigjilentë dhe të punojnë për interesin e përgjithshëm të vendit. .

    “Investimi tek gratë i ndihmon vendet të arrijnë paqe dhe begati më të madhe. Gjatë viteve të fundit ambasada e SHBA ka mbështetur angazhimin, politik-social dhe politik të grave në Shqipëri.  Unë do të doja  të ndaja me ju diçka personale. 12 muaj më parë humba nënë time për shkak të kancerit. Unë e di personalisht e di se kanceri i gjirit ndikon tek të gjithë ne. Kanceri i gjirit nuk njeh kufij dhe është i varbër ndaj privilegjeve. Diagnoza e kancerit ë tragjike për njerëzit. Studimi tregon se punonjësit e Shqipërisë të punojnë për të ndihmuar gratë, veçanërisht ato me sëmundjen e grave me kancer. Koha është tani dhe mundësia është këtu. Udhëheqësit  duhet të japin një shembull të shkëlqyer, ndoshta edhe një reformë zgjedhore dhe kjo është e mundur”, tha Moses./ Tiranapost.al. E.B