Aktualitet

Anuloni të gjitha planet për datat 1 dhe 3 qershor, Ermal Meta dhe Rita Ora vijnë në Tiranë

Këngëtarët shqiptarë më famë botërore, Ermal Meta dhe Rita Ora do të vijnë në Tiranë në fillim të qershorit për një koncert në 'Sheshin Skënderbej'.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, përmes një postimi në ‘Facebook’.

Statusi i plotë i Veliajt:

Qershori nis me shumë surpriza!

Ermal Meta dhe Rita Ora, këtë herë zbresin në arenën më të bukur të gjithë shqiptarëve- Sheshin "Skënderbej"!

Merr miqtë e familjen dhe shihemi të gjithë në shesh, më 1 dhe 3 qershor! 

/Tiranapost.al