• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Anulohet HEC-i në Kolonjë të Gjirokastrës. Bie ndesh me kërkesat e komunitetit


    HEC-i që ishte parashikuar të ngrihej në përroin e Rehovës, degë e lumit Kardhiq në Kolonjë nuk do të ndërtohet. Këtë ka njoftuar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku e cila ndodhet në Gjirokastër e shoqëruar nga ministri i Turizmit Blendi Klosi

    Ministrja Balluku tha se ky vendim për pezullimin e ndërtimit vjen pas shqetësimit të ngritur nga banorët përmes platformës Shqipëriaqëduam.al. Ministrja Balluku tha:

    ‘Ky HEC nuk do të ndërtohet. Procedura është pezulluar për të mos u hapur më. Është e anuluar. Kjo procedurë nuk qëndron më pasi ka rënë ndesh me kërkesat e komunitetit. Sigurisht uji është shumë i rëndësishëm për fshatin tuaj dhe fshati juaj bën pjesë në një zonë e cila përveç disa elementëve të zonave të mbrojtura që ka po bëhet pjesë e 100 fshatrave. ë gjitha HEC-et kudo që janë, për shkak të ankesave të shumta dhe për shkak të problematikës që unë kam hasur nga dita e parë në atë detyrë, kanë kaluar në një skanim të plotë. Disa prej tyre janë anuluar dhe HEC-i për të cilin po flasim ka kaluar skanimin dhe i plotëson kushtet për t’u anuluar’.

    E ndërsa ministri Klosi tha:

    ‘Po të gjykosh nga mënyra sesi është propozuar ndërtimi i këtij HEC-i, në bazë të letrave, ka njerëz të fshatit që kanë firmosur, që kanë qenë në takim, pra 20 veta kanë qenë së bashku dhe kanë rënë dakord që kjo gjë të bëhet. Pra, po ju them që kjo bisedë është bërë me banorët, njerëzit kanë firmosur mbase pa ditur se për çfarë diskutohej, mbase të mo sdakordësuar siç duhet, por po ju them që ky rasti i sotëm, dhe ne prandaj jemi të dy ministrat këtu, dhe deputeti për ta bërë këtë gjë jo vetëm për ju këtu. Se ky vendim tani është marrë nga Ministria e Energjetikës, por për ta bërë për të gjithë Shqipërinë. Dhe njerëzit nuk kanë pse firmosin në mënyrë të pandërgjegjshme, dhe që duhet të kuptojnë që tani janë gjërat shumë të rëndësishme, janë gjëra që kanë të bëjnë me jetën e fshatit, me jetën e krahinës’. / Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690