Aktualitet

Anulimi i aksit Thumanë-Kashar/ Spiropali status në Twitter për opozitën: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore!

Anulimi i aksit Thumanë-Kashar/ Spiropali status në Twitter për

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një dalje për shtyp sot, sqaroi akuzat e opozitës se koncesioni për rrugën Thumanë-Kashar u anulua sepse shteti nuk ka para dhe se nuk është e vërtetë se paratë do investohen për Universitetin.

Por Spiropali sqaroi se 'Nga dje procedura Thumanë-Kashar është anuluar dhe se hapësira fiskale e qeverisë do i kalojë kampusit'.  Spiropali pas pak orësh ka publikuar edhe një status në Twitter lidhur me kë çështje ku shkruan: Të gabosh është njërëzore, të këmbëngulësh është djallëzore, i thonë një llafi. Keqardhje për reagimet ndaj reagimit tim, por duan s'duan ata e ato, Pakti për Universitetin ka nga dje të gjithë hapësirat fiskale të aksit Thumanë- Kashar. 

Më herët Spiropali tha: “U thanë gjatë ditës së djeshme por dhe sot shumë të pavërteta dhe madje u ekspozua dhe një tabelë ku u dëshmua se në buxhetin e 2019 nuk ka fonde për këtë aks. Keqardhje për këtë akt të ulët të politikës. Rruga e Arbrit figuronte si rrugë që nuk ka buxhet, ndërkohë deri sot Rruga e Arbrit është ndërtuar me fonde të kompanisë, këtë vit nis të kontribuojë qeveria. Ky është mekanizmi i PPP, ndaj PPP-të nuk janë krime. Procedura Thumanë-Kashar ishte në fazën finale dhe do niste puna e subjektit privat. Është për të qeshur dhe për qarë. Të gjitha këto rrugë do jenë realitete që do iu shërbejnë qytetarëve. Nga dje procedura Thumanë-Kashar është anuluar dhe hapësira fiskale e qeverisë do i kalojë kampusit. Ne themi atë që bëjmë dhe padiskutim bëjmë atë që themi. Kjo qeveri është edhe fryt i protestës së studentëve dhe padyshim do bëjë për studentët më shuëm se sa është bërë në gjithë këto vite së bashku”.

Kujtojmë se anulimi i PPP për rrugën Thumanë-Kashar ishte vendimi i parë i ministres së Infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku. Mësohet se kompania që e kishte marrë me koncesion ishte kompania Gener 2, të Bashkim Mulaj. Kompania Gener 2 del e ekspozuar edhe në tenderin e falsifikuar që fitoi për të ndërtuar Lotin 1, në projektin e Unazës së re, që gjithashtu u anulua dhe kanë filluar hetimet./ Copyright/ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/vendimi-i-pare-i-belinda-ballukut-si-ministre-anulon-koncesionin-e-rruges-thumane-kashar-fondet-shkojne-per-universitetin/

http://www.tiranapost.al/cfare-lolosh-rama-nuk-kursen-ironine-per-opoziten-pas-akuzave-per-anulimin-e-ppp-thumane-kashar/

http://www.tiranapost.al/nuk-ka-para-per-rrugen-thumane-kashar-spiropali-e-sqaron-ne-konference-per-shtyp/