• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Aktualitet Të gjitha

    Anti- 8 Marsi 2


    Unë kam dashur gjithmonë të jem gazetare, dhe në këtë rrugë kam pasur rastin të mësoj nga burra dhe gra. Edhe sot që besoj se di dy gjëra vetë, vazhdoj të mësoj nga burra dhe gra më me përvojë. Gratë, në ndonjë rast më janë dukur edhe më të mençura, instiktive, por nuk e kanë statusin e burrave në opinion. Burrat mbeten një shkëmb, privilegj, prestigj, një flamur karriere.

    Kollaret janë një pikë referimi edhe për brezin e ri. E kam kuptuar këtë sidomos nga paragjykimi që kam hasur vetë si grua gjatë dy viteve në portalin që drejtoj.

    Sot e kësaj dite jam në betejë me statusin e burrave përjashta. Dhe jam e keqardhur kur shoh djem e vajza të reja që miklohen nga hija e burrave me status në qytet. I komplekson të kenë një grua mbi veten, janë gati të sakrifikojnë pak nga pasioni, mjaft të jenë poshtë burrave.

    Por temë e gjatë e në një 8 Mars më të pjekur do të flas me histori konkrete dhe emra.

    Sot, në anti-8 Marsin 2019 dua të bëj thjesht një njoftim pa pathos e revolucion të drejtash për gratë se janë sinqerisht ‘parole parole…
    Nëse di mirë anglisht dhe jeton larg Shqipërisë por lexon shumë lajme dhe të pëlqen bota online, mund të bëhesh pjesë e tiranapost.al për të kontribuar në versionin e saj anglisht. Mund të fitosh një punë, sepse gjithmonë nis nga një punë e vogël që pastaj bëhet e madhe. Sigurisht, asgjë nuk është e lehtë për një grua. Të duhet të përgatitësh zemrën për plot zhgënjime, por me punë çdo gjë është e mundur. Unë mund të kem bërë gabimet e mia rrugës, por nuk jam dorëzuar dhe as e kam në plan!

    Kliko tani në tiranapost.al dhe provoje: Matu me veten, gjej nje punë!/ Copyright/ Tiranapost.al. 

    Anti-8 Marsi